Në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit skuadra tetovare Shkëndija, sot në Antalia ka zhvilluar ndeshjen e dytë kontrolluese kësaj radhe kundër skuadrën polake ndaj Warta Poznan të cilën e mundi me rezultatin 1-0 me një gol të Erald Çinarit në minutën e 19-të ndeshjes
Trajneri Jeton Beqiri kë ndeshje e ka filluara me formacion pak më ndryshe se nga ndeshja e kaluar kundër Dinamo Batumin. Lojën e ka nisur me Jakupin e Ademin titullar, në qendër të mbrojtjes dyshja Cake-Adili, derisa Kocev e Rexhepi në krahë. Krstevski sulmues i djathtë, derisa standard në formacion portieri Taleski, kapiteni Totre e sulmuesi Çinari.
Në pjesën e dytë trajneri Beqiri në lojë ka inkuadruar tetë futbollist tjerë, derisa vazhduan vetëm Çinari, Rexhepi dhe Dita. Kuqezinjtë edhe në pjesën e dytë kanë dominuar duke kruijuar raste për të shënuar mirëpo rezultati mbeti I pa ndryshuar Duhet theksuar se kundër ekipit polakve të Warta Poznan nga minuta e 64 është inkuadruar edhe prurja më e re Ronaldo Webster.
Ecodyzain Sport Center Stadium, Side – Antalia
Golashënues: Çinari 19’ (Shkëndija)
SHKËNDIJA ndeshjen e nisi me kë formacion:Taleski, Kocev, Adili, Cake, Rexhepi, Dita, Totre (c), Jakupi, Çinari, Krstevski, Ademi. Luajtën edhe: Amzai, Velija, Meliqi, Nuhija, Qaka, Shala, Krasniqi, Aganspahiç, Webster, Kurti.
Trajner: Jeton Beqiri
Deri në fund të përgatitjeve në Antalia ekipi kuqezi do të zhvillon edhe dy ndeshje kontrolluese:
Shkëndija – FC Liepaja (Letoni) më 05 shkurt 2024.
Shkëndija -Dinamo Kiev (Ukrainë) më 09 shkurt 2024.