AIK – Shkëndija 1-1, Hasani shënon në sekondën e 27
Skuadra tetovare Shkëndija në ndeshjen e pare kualifikuese për UEFA Liga e Konferencës luajti me barazim 1-1, në transfertë me ekipin suedez AIK Stokholm. Ky rezultat jepë optimizëm se në ndeshjen kthyese që do të zhvillohet në “Arenën Todor Proeski” në Shkup me përkrahjen e tifozëve të cilët me siguri do të jenë në numër më madh në krahasim me dy sfidat e para kundër Araratit dhe Valmieras, do të kontribuojnë që “kuqezinjt” të sigurojnë kualifikim në turin e katërt apo në fazën e paly off-t .
Shkëndija në ndeshjen e pare realizoi pritshmërit veta për të nxjerr rezultat pozitiv me të cilin janë të kënaqur të gjithë.
Shkëndija e para kaloi në epërsi, vetëm pas 27 sekondave lojë me autor kapitetnin Ferhan Hasani, ndërsa vendasit abrazuan në minutën e 17-të me golin e John Guidetti
Tifozët e pranishëm në tribunat e stadiumit ishin përkrahja e madhe e ekipit tetovar
Shkëndija ndeshjen e filloi me këtë formacion: Zahov, Murati, Bejtullai, Cake, Neziri,R. Ramadani (F.Ramadani), Dita, Shala (Valmir Nafiu) , Hasani (Kapiten), Doriev (Goncalves) dhe Guri (Vlatko Stojanovski).
Trajner Artim Shaqiri
/KlanMacedonia/