BËHET THIRRJE QË ORGANET E FFM-së TË NDËRMARRIN MASA
Shkëndija e Tetovës përmes një komunikate për opinionin ka reaguar, sic thonë, lidhur me referimin tendencioz të referit Aleksandar Stavrev në ndeshjen e së shtunës kundër Sileksit në Kratovë.
Tetovarët reagojnë lidhur me ndëshkimin me dy kartonë të kuq, për të cilët thonë se kanë qenë diskutabile.
KF SHKËNDIJA
Nuk është hera e parë që ndeshjet direkte mes Sileksit dhe Shkëndijës referohen nga Stavrev, dhe për më shumë se një dekadë këto ndeshje kanë qenë të shoqëruara me “gabime” që, për çudi, gjithmonë ndodhin në dëm të Shkëndijës. Vendimet e tij kanë ndikuar drejtpërdrejt jo vetëm në rezultatin e ndeshjeve, por shpesh edhe në pozicionin tonë përfundimtar në renditjen e kampionatit. Pyesim publikisht: Çfarë ka Stavrev kundër Shkëndijës? Pse këto gabime të përsëritura ndodhin vetëm ndaj nesh?
Për ndeshjet e xhiros së 9-të kanë reaguar edhe nga Struga TL. Struganët thonë se gjatë ndeshjes kundër Vardarit është sulmuar udhëheqësia e skuadrës duke I bërë thirrje Vardarit ta dënojë incidentin.
KF STRUGA TL
“Ishim Dëshmitarë të tentativës për sulm ndaj kryesisë së klubit tonë nga ana e përfaqësuesve të klubit kundërshtar. Ashpër dënojmë këtë incident. Veprimet e këtilla janë tërësisht të papranueshme dhe s`kanë vend në futboll dhe në çdo aspekt të jetës. Klubi ynë përkushtohet për vlerat e respektit dhe frymës sportive dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të ndërmarrin aksione urgjente për të zgjidhur këtë incident serioz. I bëjmë thirrje kryesisë së Vardarit ta dënojë sjelljen e këtillë të përfaqësuesve të klubit”
Ndryshe, dje në Kratovë Shkëndija dhe Sileksi ndanë pikët duke luajtur 0:0, kurse në Shkup, Struga TL demoloi Vardarin me rezultatin 1:4. /tvklan.mk