Shkencëtari rus që zhvilloi vaksinën “Sputnik” gjendet i mbytur në shtëpinë e tij

Shkencëtari rus që zhvilloi vaksinën “Sputnik” është mbytur.

Andrey Botikov, një nga 18 shkencëtarët që zhvilluan vaksinën Sputnik V në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Gamaleya, është identifikuar si njeriu që u gjet i mbytur në shtëpinë e tij në rrugën Rogova më 2 mars.

Më herët u raportua se ai i mbijetoi sulmit. Komiteti Hetues i Rusisë tani ka hapur një hetim për vrasje, duke besuar se një 29 vjeçari e ka mbytur shkencëtarin me një rrip gjatë një debati përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Komiteti Hetimor nuk e bëri të ditur identitetin e viktimës, përcjell Klan Macedonia.

Një burim për RIA Novosti raportoi se viktima ishte Andrey Botikov, dhe gjithashtu se sulmuesi i dyshuar tashmë është deklaruar fajtor për akuzat për vrasje.

Botikov ishte një shkencëtar i lartë kërkimor në Qendrën Gamaleya. Së bashku me të tjerët të përfshirë në zhvillimin e vaksinës COVID-19, atij iu dha një medalje “për merita ndaj atdheut”./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share