Shkencëtarët kanë krijuar një burim energjie që do iu mundësojë astronautëve të jetojnë në hënë për periudha të gjata kohore.
Programi i NASA, Artemis, synon të ketë një kamp të vogël në hënë rreth vitit 2030. Universiteti Bangor ka ndërtuar qeliza energjie nukleare në madhësinë e farave të lulëkuqes që do të prodhojnë energjinë e nevojshme për të zhvilluar jetën.
Në disa zona të hënës temperatura arrin deri në -248 gradë Celsius sepse nuk ka atmosferë që të ndihmojë në ngrohjen e sipërfaqes.
Qelizat, e quajtura Trisofuel do të përdoren në një gjenerator mikronuklear që në fakt është një pajisje e çmontueshme, me përmasat e një makine të vogël dhe mund të futet në një raketë.
Këto shpikje do të testohen duke imituar fluturimin drejt hënës.
Hëna, e cila shihet si një rrugë drejt Marsit, përmban një mori burimesh të vlefshme dhe të nevojshme për teknologjinë moderne. Shkencëtarët shpresojnë se ajo mund të jetë trampolina për tek planetët e tjerë.
Universiteti Bangor është një lider sa i përket hidrokarbureve dhe bashkëpunon me Rolls Royce, Agjencinë Ndërkombëtare Hapësinore të Mbretërisë së Bashkuar, NASA dhe Laboratorin Kombëtar Los Alamos në SHBA./tvklan.al