Shkencëtarët në alarm për ngrohjen globale, shkrijnë akujt në Polin e Veriut

Vala e të nxehtit përvëlues nuk ka prekur vetëm kontinentin europian, pre e tyre kanë rënë edhe akullnajat në veri të Groenlandës.

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin për këtë rritje të pazakontë të temperaturave duke paralajmëruar se pasojat e këtyre fenomeneve do të ndihen në të gjithë globin.

Ky është tingulli i akullit që shkrin, proces i cili është i pandalshëm, që pas rritjes së temperaturave në polin e veriut.

“Padyshim që më shqetëson. Ne jemi këtu në majë të botës dhe Polit të Veriut, dhe veçanërisht ditën e djeshme, jo sot, por dje mund të lëviznim me bluzë me mëngë të shkurtra dhe kjo gjë nuk pritej.”, shprehet Kutalmis Saylam, shkencëtar.

Kjo zonë kërkimore në Greonlandën Verilindore, dikur konsiderohej një zonë e limituar për shkak të temperaturave shumë të ulëta.

Skuadra e shkencëtarëve, vendosën të mos largohen nga aty për shkak të gjendjes së pazakontë. Madje si asnjëherë më parë janë veshur me të shkurtra për të luajtur volejboll në Polin e Veriut.

Ngrohja globale ka filluar të ndihet edhe në këtë cep të planetit ku sipas shkenctarëve, nga data 15 korrik, çdo ditë shkrijnë 6 miliard tonë ujë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share