Shkencëtarët i vendosin emrin e aktorit të njohur molekulës kundër parazitëve

Një molekulë natyrale së cilës i është vendosur emri i aktorit hollivudian Keanu Reeves është zbuluar të jetë efektive ndaj kërpudhave që shkaktojnë sëmundje te njerëzit e bimët.

Studimi i publikuar në “Journal of the American Chemical Society” përshkruan se si grupi i Keanumicinave që prodhohen nga një lloj bakteri, vepron ndaj parazitëve. Kërkuesit shprehen se grupi i molekulave “vrasin në mënyrë kaq eficente sa i emërtuam në nder të Keanu Reeves sepse edhe ai është jashtëzakonisht vdekjeprurës në rolet e tij”.

Keanumicinat veprojnë ndaj parazitit të bimëve Botrytis cinerea që shkakton mykun dhe shkatërron çdo vit mijëra humbje të të mbjellave. Studime të mëparshme kanë treguar se ky lloj myku prek deri në 200 lloje frutash e perimesh, sidomos luleshtrydhet dhe rrushin e papjekur duke sjellë humbje të mëdha të kulturave.

Gjithashtu, një element aktiv në grupin e Keanumicinave mund të ndalojë rritjen e kërpudhave që janë të rrezikshme për njeriun. Keanumicinat i përkasin një klase molekulash që kanë veti si ‘sapun’, shpjegojnë shkencëtarët dhe mund të përdoren në vend të pesticideve si alternativa më e mirë dhe miqësore ndaj mjedisit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share