Shkencëtarët deshifrojnë misterin e kromozomit mashkullor “y”, ja pse ka rëndësi

Plotësohet 100% harta e kromozomit mashkullor Y. Deri më tani ky kromozom nuk ishte deshifruar plotësisht për shkak të përsëritjes ekstreme të sekuencës së tij dhe pjesa e plotësuar mbulon rreth 50% të gjatësisë së tij, duke i shtuar kështu 30 mln shkronja gjenomës njerëzore.

Rezultati është publikuar në revistën shkencore ndërkombëtare “Nature” dhe është frut i punës së mbi 100 kërkuesve nga e gjithë bota.

Plotësimi i sekuencës së kromozomit mashkullor Y konsiderohet mjaft i rëndësishëm pasi do ndihmojë në identifikimin dhe eksplorimin e shumë variateteve gjenetike që mund të kenë ndikim në trajtat njerëzore, dhe mbi të gjitha tek sëmundjet, gjë që më parë nuk ishte e mundur.

Nga ky studim është përftuar gjithashtu struktura e familjeve të geneve që shërbejnë si rregullator të spermës, duke zbuluar 41 gene të rinj në komozomin Y. Ndër të tjera është e qartë edhe struktura e atyre geneve që mund të kenë një rol domethënës në zhvillimin dhe funksionimin e gjithë sistemit riprodhues mashkullor.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share