Shkenca beson se ne mund të kthehemi pas në kohë përmes krimbave

Nëse do të mund të ktheheshit pas në kohë dhe të ndryshonit një gjë, çfarë do të ishte? Sado e bukur të na duket si ide, shkenca ende s’ka arritur ta mundësojë.

E megjithatë, kjo nuk i ka penguar ata që të përpiqen vazhdimisht për të gjetur një mënyrë e për të dalë jashtë rrjedhës së kohës. Së fundmi, një ekip fizikantësh botoi një punim ku flitej për disa ligje të fizikës që mund ta realizojnë një gjë të tillë.

Çelësi i të gjithë idesë sipas tyre, është një lloj krimbi i quajtur “ring wormhole”. Brenda strukturës së një krimbi, thonë studiuesit, janë ca vrima të zeza dhe në qendër të tyre graviteti është aq intensiv saqë mund të shërbejnë si tunele drejt një universi ose kohe tjetër.

Këto lloj unazash te krimbat, ose vrima janë rrathë që kanë energji negative të cilët mund të formojnë një portal krejtësisht të ri. Është e çuditshme e thuajse e pabesueshme, por shkencëtarët kanë besim te kjo teori.

Një nga autorët e studimit i quajtur Andrei Zelnikov tha për “New Scientists”Mund të kalojmë në një tjetër dimension pa e kuptuar!

Punimi  i botuar në revistën “Physical Review D” nga Zelnikov dhe ekipi i tij parashtron llogaritjet që pretendojnë se një vrimë te krimbat mund të veprojë jo vetëm si një portë hyrëse nga universi në univers, por si një makinë kohe.

Teorinë e gjen mëse bindëse edhe profesori i fizikës në Kolegjin Imperial në Londër Toby Wiseman. Por, për Wiseman pasojat nëse realizohet mund të jenë një çmenduri e vërtetë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share