Dje (02-qershor) në ora 20:20 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale në Zhelinë të Tetovës, vetura “BMW” me targa të Tetovës, në pronësi të personit D.F. (42) nga ky fshat, e drejtuar
nga person që e kishte lëshuar vendin e ngjarjes, ka goditur këmbësorin 50-vjeçar Z.S., nga i njëjti fshat.
Këmbësori ka marrë plagë vdekjeprurëse nga të cilat ka ndërruar jetë në vend. Në vendin e aksidentit inspektimin e kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë. Mbrëmë (02-qershor) në ora 22:15 pronari i automjetit D.F. është privuar nga liria dhe është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës.
Me urdhër të Prokurorit Publik në trupin e pajetë të të ndjerit Z.S. do të kryhet autopsi.