GANIU: AKTË I ULUR, ORGANET E RENDIT TË IDENTIFIKOJNË AUTORËT
“Kështu duket tabela e parkut të Ukrainës e cila u promovua disa javë më herë nga Komuna e Çairit, ndërsa mbrëmë është shkatëruar nga disa të rrinjë nga partia E MAJTA.
I mënjëhershëm ka qenë reagimi i Kryetarit të Komunës së Çairit Visar Ganiu. Ai në rrjetin social Facebook demolimin e tabelës e ka quajtur si aktë tepër të ulur duke kërkuar përgjegjësi dhe zbardhje të rastit nga organet kompetente.
Kërkuam qëndrim edhe nga ana e Ambasadës së Ukrainës në vend, por deri më tani ende nuk morrem përgjigje. /KlanMacedonia/