Shkatërrimi i digës në Ukrainë/ Moska bllokon ndihmat humanitare për të përmbyturit

Akuzat nga OKB-ja, forcat ukrainase marrin kontrollin e një vendbanimi kyç në Zaporizhia

Moska nuk po lejon OKB-në që të ndihmojë banorët e prekur nga përmbytjet në territoret që kontrollohen nga Rusia. Organizata synon të ndihmojë banorët e prekur nga përmbytjet për shkak të digës së shkatërruar në qytetin Nova Kakhovka. Kjo akuzë vjen teksa numri i viktimave nga përmbytjet ka shkuar në 52.

Ndërkohë në terren Ukraina po shënon përparime. Forcat ukrainase kanë rimarrë Piatykhatky, një fshat në rajonin jugor të Zaporizhzhia. Ky vendbanim mjaft i fortifikuar ndodhet në rrugën më të drejtpërdrejtë që të çon drejt bregut të Detit Azov që është objektivi kryesor i kundërsulmit ukrainas për të ndarë në dy pjesë trupat ruse që mbajnë të pushtuar territorin.

Këtu shfaqen forcat ukrainase, teksa hyjnë në vendbanimin e çliruar e fshatit të tetë që Kievi thotë se ka çliruar në dy javët e fundit.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar tha se forcat ukrainase jo vetëm që kanë rimarrë fshatin, por kanë avancuar deri në shtatë km në mbrojtjen ruse. Në fjalimin e zakonshëm të natës, presidenti Volodimir Zelenski falënderoi trupat ukrainase për përparimet gjatë kundërsulmit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share