Shkarkohet Syria Rashidi nga MEPSO?

Sipas burimeve të Klan Maqedoni pas mosmarrëveshjeve brenda partiake, ish deputeti Syrija Rashidi është shkarkuar nga posti drejtor gjeneral i Sh.A. MEPSO.

Lajmin Rashidi e ka marrë në Bruksel, ku ndodhet në vizitë zyrtare. Klan M kontaktoi me Rashidin për ti konfirmuar apo mohuar këto informacione por ai deri më tani nuk është prononcuar.

Shkarkimi i Rashidit pritet të kaloj në bordin drejtues të SH.A MEPSO, ndërsa Klan M mëson se në vend të Rashidit pritet të emërohet Zudi Koka nga e njejta parti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share