Bekim Murati nga Bashkimi Demokratik për Integrim është shkarkuar nga funksioni drejtor i Agjencisë për Punësim. Në vend të Muratit, drejtor i ri do të jetë Vedat Osmani që vjen nga Partia Demokratike Europiane në krye me Arjanit Hoxhën.
Si duket ajo që flitej më herët dalëngadalë po bëhet zyrtare, se PDE-ja e Arjanit Hoxhës është bërë pjesë e Qeverisë ku përflitet se do të garojë së bashku me Fronin Evropian./KlanMacedonia