Shkarkimi i Kryeprokurorit, Jashari: Ligji lejon shkarkimin në rast se ka shkelje të rënda disiplinore!

Ish-ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia foli mbi mundësinë e shkarkimit të kryeprokurorit publik Ljupço Kocevski.

Ai tha se shkarkimi lejohet në rast se ka pasur jodiciplinë, ndaj dhe ministria e Drejtësisë ka përgaditur raport mbi këtë rast.

“Shkarkimi i prokurorëve është bërë disi praktikë sepse edhe në të kaluarën kemi pasur shkarkimë të këtilla. Tema e shkarkimit të kryeprokurorit ka qenë aktuale sidomos në këto dy javë. Ligji lejon shkarkimin mirëpo nëse janë evidentuar shkelje të rënda diciplinore, nëse ka përhapje të informacioneve të klasifikuara, ose mos puna me lëndë dhe veprime të ngjajshme të qëllimshme. Prokuroria publik zgjidhet dhe shkarkohet nga kuvendi, ndaj në këto shkarkime duhet faktuar dhe këto dëshmi, unë dëgjova se ministria e Drejtësisë paska përgaditur një raport dhe të shohim nesër se çfarë do të ndodhë me shkarkimin e Kocevskit”, tha Jashari. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share