Shkarkimi i Kocevskit! Mickoski: Jemi të detyruar ta mbrojmë gjyqësorin nga LSDM dhe BDI

“Prokurorët dhe gjyqtarët nuk e sanksionojnë krimin dhe mbrojnë elitat politike të afërta me LSDM-në dhe BDI-në”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE, duke pretenduar se socialdemokratët janë në anën e një gjyqësori dhe prokurorie të korruptuar.

“LSD mbron gjyqësorin dhe prokurorinë dhe nuk dëshiron reforma në sistemin gjyqësor sepse në këtë mënyrë ata nuk do të mbajnë përgjegjësi për krimin dhe korrupsionin që kanë bërë gjatë qeverisjes së tyre. Nënkryetari i LSD-së, ka dhënë mbështetje të qartë për gjyqtarët dhe prokurorët, prandaj besimi në drejtësi është 2 për qind. Funksionimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të zgjedhur në Zajas dhe Strumicë, të cilët janë në aleancë dhe janë partiakë të LSD-së dhe BDI-së, është shkatërrues për Maqedoninë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga atje shtojnë se LSDM-ja mbron prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar sepse i mundësuan Venko Filipçes që të mos mbajë përgjegjësi për spitalin modular, skandalin e Onkologjisë, skandalet e prokurimit të vaksinave etj.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR I RMV-së

“Ajo që LSDM dhe BDI e mbron Kocevskin është  kushti dhe arsyeja kryesore që ne të punojmë në kundërshtim me këtë, ajo do të thotë se kemi një system të kapur të partizuar, I cili ka për qëllim të jetë bariera, mbrojtja e fundit e qeverisë e cila më shumë se 8 muaj shkoi në histori politike të RMV-së e ajo është qeveria e LSDM-së BDI-së nëse ato së bashku me Levicën funksionojnë jashtëzakonisht efikas si opozitë me mendoj se gjatë kohë kështu do të vazhdojnë të funksionojnë si koalicion.vet ajo që ata thonë se nuk duhet  të ndrohet Kocevski ne patjetër të punojmë të kundërtën, të bëjmë gjithça që është në fuqinë tone që ta ndryshojmë, përshkak se e dijmë çka mendojnë qytetarët për sistemin e drejtësisë, nën hallën e atij koalicionit LSDM BDI në të kaluarën, besimi është dy përqind. Unë pres që ky process të përfundoj shpejt dhe me efikasitet që të zgjidhet një prokuror që do të jetë mbrojtës I drejtësisë e jo mbrojtësi LSDM-së dhe BDI-së.”

Lexo gjithashtu
Total
0
Share