Vazhdon ende edhe në orët vona debati për shkarkimin e ministrave të ASH-së, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, të cilët u rreshtuan pas kryetari të ASH-së, Arben Taravari duke e mbështetur këtë të fundit në idenë e koalicionimit me opozitën shqiptare, përcjell tvklan.mk. Aktualisht po debatohet për shkarkimin e Mexhitit, pikët për të cilën ishin paraqitur 36 deputetë për të diskutuar.
Kryeministri Xhaferi e arsyetoi propozimin për ndryshimin e dy ministrave të ASH-së si pengesë ligjore, pasi siç thotë ai, në qeverinë kalimtare nuk mund të ketë dy subjekte opozitare.
Xhaferi shtoi se nuk vihet në pyetje fare profesionalizmi i dy ministrave.
Nga ana tjetër, në mbrojtje të dy ministrave doli deputeti i ASH-së, Halil Snopçe. Sipas Snopçes, nuk mban arsyetimi i Xhaferit për shkarkimin e dy ministrave, pasi nëse do të ishte ashtu siç arsyetohet Xhaferi, do të duhej të shkarkohej edhe Ministri i Drejtësisë dhe dy zëvendësministrat e ASH-së. Por meqë ata janë kundër koalicionimit me opozitën, kjo sipas Snopçes i konvenon BDI-së, prandaj po kërkohet me porosi, sipas tij, shkarkimi i dy ministrave që janë për ndryshim.
Në vend të Fatmir Mexhitit për Ministrinë e Shëndetësisë propozohet Ilir Demiri, ndërsa Naim Bajrami propozohet në vend të Azir Aliut në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë./tvklan.mk