Një numër i pacientëve dhe të punësuarve sot dolën në protestë pas shkarkimit të drejtorit të Kardiokirurgjisë, Sashko Jovev.
Jovev është një ndër mjekët që mori pjesë në transplantin e parë të zemrës në venin tonë
“Është turp kjo që bëhet, njeriu e kryente punën në mënyrë më profesionale”, tha njëra nga protestueset.
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti para mediave tha se kushdo që keqpëdor vendin e punës do të shkarkohet nga ana e tij, ai gjithashtu tha se kontrollet në këtë drejtori kanë filluar që nga java e kaluar.