Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, reagoi pas njoftimit të Kryeministrit, Hristijan Mickoski, i cili tha se deputetët e VMRO-DPMNE-së do të kërkojnë shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Kambovski theksoi se shkarkimi i anëtarëve mund të bëhet vetëm në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën.
ALEKSANDAR KAMBOVSKI – KRYETAR I KËSHILLIT GJYQËSOR
“Kam bërë deklarata në disa raste, kam dhënë mendime lidhur me procedurën e shkarkimit të anëtarëve të Këshillit. I vetmi vend ku kjo parashikohet është në Ligjin për Këshillin Gjyqësor. Iniciativat mund të paraqiten në Parlament, secili ka të drejtë të paraqesë iniciativa, por ky është mendimi im.Natyrisht që ka pakënaqësi me anëtarët individualë të Këshillit Gjyqësor, por siç thashë, në këtë vend të gjitha autoritetet duhet të veprojnë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën.”
Për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, ka komentuar sot edhe Deputeti I BDI-së Talat XhaferiTalat Xhaferi, I cili e ka konsideruar këtë si një procedurë parlamentare që i takon parlamentit dhe grupeve parlamentare.
TALAT XHAFERI – BDI
“Është procedurë parlamentare, ajo I takon parlamentit, parlamenti I drejtohet grupeve parlamentare.”
Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, përmes një postimi në facebook ka kërkuar që reformat në sistemin gjyqësor të realizohen me një konsensus të gjerë midis të gjitha partive politike. Filipçe ka theksuar se për të pasur reforma të vërteta dhe efikase, duhet një qasje jopartiake.
VENKO FILIPÇE – KRYETAR I LSDM-së
“LSDM kërkon që hapat dhe reformat e ardhshme në gjyqësor të bëhen me konsensus të të gjitha partive në Kuvend. Nevojitet një qasje kombëtare, jopartiake që do të sigurojë reforma në përputhje me rekomandimet evropiane. Kjo kërkon formimin e një grupi të përbashkët pune në Kuvend, i cili do të përcaktojë, kontrollojë dhe zbatojë bashkërisht reformat në këtë segment të ndjeshëm. Nëse VMRO-DPMNE ka një qëllim të sinqertë, do ta pranojë këtë. Përndryshe, do të thotë se ata kanë qëllime krejtësisht të ndryshme.”
Këshilli Gjyqësor përbëhet nga 15 anëtarë: tre të zgjedhur nga Kuvendi me shumicë votash dhe shumicë Badinter, dy të propozuar nga Presidenti i Shtetit, dhe tetë të tjerë që zgjedhin gjyqtarët nga radhët e tyre. Kuvendi do të debatojë për anëtarët që zgjedh, të cilët aktualisht janë Selim Ademi, Pavlina Cërvenkovski, Vesna Dameva, Milazim Mustafa dhe Tanja Çaçarova-Ilievska. /tvklan.mk