Shkakton polemika ideja e Elon Musk për Ukrainën, paralelizmi me Kosovën nxit reagimin e Kievit

Elon Musk njeriu më i pasur i botës shfaqet papritur në rolin e negociatorit mes Kievit dhe Moskës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Numri 1 i Teslas ka hapur në Twitter një sondazh, ku kërkon mendimin e ndjekësve për alternativën e tij të zgjidhjes së krizës në Ukrainë.

Zgjidhja, sipas tij është që referendumet në të gjitha rajonet e aneksuara nga Rusia të ribëhen me mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, Krimeja të bëhet pjesë e Rusisë siç ka qenë prej 1783-shit dhe Ukraina të qëndrojë neutrale me pjesën e territorit që i mbetet.

Në vazhdim të komenteve, 51-vjeçari heq edhe paralele mes zgjidhjes për Ukrainën dhe Kosovës, ku thotë se problemet territoriale mes Rusisë dhe Ukrainës mund të zgjidhen me referendume siç u shpall pavarësia e Kosovës. Të njëjtin krahasim e bën shpesh edhe presidenti rus Vladimir Putin dhe zyrtarët e lartë të Moskës.

Mes komenteve të shumta që e kundërshtonin është edhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cili iu kundërpërgjigj me një tjetër sondazh ku u kërkon ndjekësve të zgjedhin nëse pëlqejnë më shumë Elon Musk kur mbështeste Ukrainën apo që sot mbështet Rusinë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share