Flamuri i kuq i jep fitoren Jorge Martin, ngushtohen distancat me Bagnaia
Reshjet e shiut i japin fitoren e tretë sezonale Jorge Martin. Piloti i Pramac Racing kryesonte garën e Japonisë pas 12 xhirove, pasi u ndërpre për shkak të shiut të rrëmbyeshëm. Në Motegi u zhvillua një nga garat më të komplikuara të viteve të fundit, e cila u pezullua me flamurin e kuq. Mes mungesës së dritës natyrale dhe reflektimeve në pistë për shkak të ujit të grumbulluar, drejtuesit e garës vendosën që gara të mos rifillonte dhe të jepeshin pikë të plota.
Jorge Martín u shpall fitues përpara Bagnaia dhe Marc Márquez i cili ka arritur në podiumin e tij të parë, që nga vendi i dyti në sezonin e kaluar. Në këtë mënyrë ai arrin në podiumin e tij të 101-ti në MotoGP. Kjo ishte fitorja e tretë për Jorge Martín, gjithsesi, renditja e pilotëve kryesohet sërish nga Bagnaia. Italiani ka tre pikë më shumë se spanjolli, për ta shndërruar rivalitetin në garat e fundit në spektakël të garantuar.
Klan News