Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi vërshime në disa pjesë të Gostivarit

Shiu i rrëmbyeshëm pasditen e sotme ka shkaktuar vërshime në rajonin e Gostivarit. Reshjet e mëdha kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale nëpër lagje e shtëpi të Gostivarit dhe disa fshatrave përreth, përcjell KlanM.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza kanë bërë të ditur se kanë pranuar dhjetëra thirrje në numrin e tyre të urgjencës nga disa vende në Gostivar, kryesisht për përmbytje të shtëpive.

Situatë më e rënduar paraqitet në Banjeshnicë dhe Turçan, përcjell KlanM.

Edhe nga Komuna e Gostivarit kanë njoftuar se ekipet e Ndërmarrjes Komunale bashkë me zjarrfikësit janë terren për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

“Pas reshjeve intensive që përfshinë edhe Gostivarin, sidomos Turçanin e Madh, Ndërmarrja Publike ‘Komunalec’ dhe zjarrfikësit e qytetit, dolën në terren për të riparuar dëmet e shkaktuara dhe për të ndihmuar edhe qytetarët të cilët mund të kenë pësuar nga kjo fatkeqësi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gpstivarit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share