Me vete mori thuajse çka i doli përpara.
Pos rrugëve të lagjes “Asllan Çeshme” të Pejës, uji hyri gati në çdo shtëpi.
Vërshimet që i shkaktoi rrebeshi i shiut, e bënë mbrëmjen e së shtunës të tmerrshme për ata që jetojnë në këtë qytet.
Makinat i barti uji, bashkë me ata që ishin brenda, njofton Klan Kosova.
Në rrezik ishin edhe të tjerët. Atë e përjetuan edhe tre vajza të cilat i shpëtoi një qytetar.
Objektet e banimit e lokalet që u mbushën plotë ujë, u dëmtuan rëndë.