Shitje ilegale e mjeteve piroteknike | Policia me aksion në Bit Pazar

Shitja ilegale e mjeteve piroteknike si çdo fundvit bëhet cak i aksioneve policore. Kështu, në Shkup gjatë ditës së sotme janë zbuluar dhe sekuestruar mbi 2500 mjete piroteknike të llojeve të ndryshme.

“Sot (22.12.2022) në ora 11:00 në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Shkup, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve për zbulimin e shitjes së paligjshme të mjeteve piroteknike, zyrtarët policorë nga  Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë Qendër dhe Bit Pazar në SPB Shkup, gjetën 2.356 lloje të ndryshme të mjeteve piroteknike. Mjetet piroteknike janë konfiskuar dhe pas zbardhjes së rastit do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share