NË KORRIK NË RMV SHITEN 750 AUTOMJETE!
Evropa përballet me rënie të madhe të shitjes së veturave. Për muajin gusht janë shitur 644.000 vetura të reja apo 18.3% më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Ulje të shitjeve janë shënuar në katër tregjet më të mëdha evropiane – Gjermani, Itali, Francë dhe Spanjë.
Por, gjatë periudhës së njëjtë në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht se bëhet fjalë për treg shumë të ulët krahasuar me Evropën, është shënuar rritje e shitjes së veturave për rreth 50% krahasuar me vitin 2023. Në Korrik janë shitur 750 automjete – 640 të udhëtarëve dhe mbi 100 transportuese.
Në rritjen e shitjeve në tregun e Maqedonisë së Veriut, ndikim më të madh ka patur Geely, brendi I ri I automjeteve. Për vetëm 6 muaj, Geely ka shitur mbi 100 automjete.