Mënyra e jetesës e sidomos jeta në bashkësi, afërsia me gjithë familjarët e farefisin është njëra nga ngjashmëritë e stilit të jetës mes Tetovës dhe Pakistanit. Kështu thotë në Klan Debat, studentja e UEJL-së, Saima Rani nga Pakistani.
“Kur flasim për ngjashmëritë, kam vërejtur se ne kemi një mënyrë jetese të ngjashme, dhe ne në Pakistan jemi të afërt me gjithë familjen, e gëzojmë jetën familjare do të thosha, kështu është edhe këtu, njerëzit janë të përfshirë në jetën familjare, ata kujdesen për njëri-tjetrin, ata e respektojnë njëri-tjetrin. Është e njëjta gjë me ne”, shprehet Saima./KlanMacedonia