Vazhdimisht ulet numri I foshnjeve të lindura në Maqedoninë e Veriut. Gjithnjë e më pak fëmijë lindin në territorin e vendit – tregon raporti I Entit Shtetëror për Statistika.
Sipas raportit, në vitin 2023 për 7.4% është ulur numri I foshnjeve të lindur krahasuar me vitin 2022.
Në vitin 2023 në vendin tonë kanë lindur 16.737 foshnje, diç më pak se 50% kanë qenë të gjinisë mashkullore.
Sipas qyteteve dhe komunave, më shumë foshnje kanë lindur në Shkup – 5.665, kurse pjesa më e madhe e tyre në Komunën e Çairit – 888.
Mosha mesatare e nënave të reja ka qenë 25 deri 29 vjec.
Sipas të dhënave statistikore, 14 foshnje kanë lindur nga nënat që kanë patur më pak se 15 vite.
Nëse bëhet krahasimi, në vitin 1995 në Maqedoni kishin lindur 29.886 foshnje, kurse në 2023 numri I tyre është zvogëluar për mbi 13.000 foshnje. /TvKlan.mk