JANË KONSTATUAR NJË SËRË LËSHIME DHE GABIME
Debate dhe sjellje të pahijshme të zyrtarëve administrative nga protokolli qeveritar ndaj ekipeve të gazetarëve, rregulla jologjike që kufizojnë hyrjen e gazetarëve dhe fizikisht ndajnë gazetarët nga kameramanët nga vendngjarja, sjellje injoruese ndaj pyetjeve gazetareske, dhënia selektive e akreditimeve për mediat, janë një pjesë e lëshimeve dhe gabimeve, sic njofton KlanM, që janë konstatuar nga SHGM-ja gjatë shënimit zyrtar të 4 Shkurtit.
“Sanksione nga Qeveria për veprimet e zyrtares është vetëm hapi i parë që duhet të çojë drejt ndryshimit serioz të sjelljes ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave. Bëjmë me dije se zyrtarët administrativ nuk kanë autorizime të komunikojnë me gazetarët në terren madje në mënyrë të pahijshme duke urdhëruar ku duhet të pozicionohen dhe si duhet të kryejnë detyrën. Kërkojmë sqarim nga Kryeministri përse gazetarët në pjesën e parë të shënimit të ngjarjes kishin ndalesë për hyrje në objektin e Kishës” – thonë nga SHGM-ja.
SHGM-ja, sic njofton KlanM, paralajmëron se vendime të këtilla arbitrare, jo vetëm se krijojnë praktikë të keqe për organizimin e ngjarjeve në të ardhmen nga Qeveria, por shqetësojnë dhe kufizojnë gazetarët që të kenë qasje në ngjarjet me interes publik.