Shfuqizimi i “balancuesit” dhe gjuha shqipe/ Taravari: “VLEN” garanci se gjuha shqipe nuk do të preket!

Arben Taravari, është e cuditshme por jo edhe e papritur fakti që lideri I BDI-së Ali Ahmeti po mbjellë tension dhe ankth të sajuar me apelin e tij drejtuar Prishtinës zyrtare dhe Tiranës sa I përket shqetësimeve të tij për gjuhën shqipe. 

Taravari tha se ndjen “keqardhje” që lideri i BDI-së është katandisur “në një gjendje paniku të vazhdueshme”, derisa dha garanci se gjuha shqipe nuk do të rrezikohet në asnjë rrethanë.

“Ai Ahmeti dhe cilido që është shqetësuar për gjuhën shqipe, të jetë i qetë, sepse askush nuk mund ta cenojë atë. ‘VLEN’ është garanci se gjuha shqipe nuk preket!” theksoi ai.

Opozita shqiptare në RMV dhe jo vetëm, vazhdimisht janë duke e cilësuar Qeverinë e Mickoski-t si “anti-shqiptare”, sidomos pas shfuqizimit të Balancuesit (mekanizëm që rregullonte përfaqësimin e drejtë të komuniteteve), zëvendësimin e shqiptarëve nëpër institucionet publike kryesisht me maqedonas, etj.

Por, përsëri, nga prizmi I Taravarit këto akuza janë të paqëndrueshme.

“Është shqetësuese se çfarë gjendje po tregon opozita shqiptare. E frikësuar nga pasojat e bëmave të veta po përpëlitet midis gënjeshtrash dhe sajimesh. BDI-ja, po vazhdoi kështu, do të shkojë drejt një eliminimi total nga fusha politike”, shtoi ai.

Koalicioni “VLEN” gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 8 majit, si kusht për t’u bërë pjesë e qeverisë, kishte paraqitur miratimin e ndryshimeve kushtetuese, si futjen e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës – kërkesë eksplicite e Sofies zyrtare për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian të RMV-së.

Mirëpo, deri më tani, qeveria e Mickoski-t, ku bën pjesë edhe “VLEN”-i, nuk ka ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim, derisa Taravari shprehet optimist se do të ndodhin, por nuk dha ndonjë datë konkrete. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share