Autoritetet dhe banorët e një qyteti bregdetar në Japoni kanë mbetur të shtangur pasi një top gjigand metalik është shfaqur në breg.
Objekti misterioz u gjet nga një grua gjatë së martës në një plazh në qytetin Hammatsu, e cila njoftoi menjëherë policinë. Zona u rrethua me shirit dhe u thirrën ekipet e specialistëve të eksplozivit, por veç faktit që nuk përmban lëndë shpërthyese, autoritetet nuk kanë asnjë ide se çfarë është apo nga vjen sfera.
Sipas mediave vendase, objekti ka një diametër prej 1.5 metër dhe duket i ndryshkur, çka tregon se mund të përbëhet nga hekuri. Gjithashtu ka disa mbajtëse metalike që mund të përdoren për ta lidhur me diçka tjetër dhe sipas ekzaminimeve të skanerit, është bosh nga brenda. Forcave të mbrojtjes dhe rojes bregdetare i janë dërguar fotografi për hetime të mëtejshme.
Një banor i cili vrapon shpesh përgjatë plazhit është shprehur për një media lokale se nuk e kupton pse topi metalik është kthyer në qendrën e vëmendjes. “Ka qenë aty për një muaj. U përpoqa ta shtyja, por nuk lëvizte vendit”, tha ai.
Shfaqja e sferës misterioze ka ngjallur spekulime pas raportimeve për balonat kineze, por topi metalik i ngjan më shumë një bove ankorimi që përdoret shpesh në vend të spirancave./tvklan.al