Shishe të plastikës, letra e mbeturina të tjera të grumbulluara ne hapësira të ndryshme, këto janë pamjet nga shëtitorja e fshatit Sllupçan.
Ndonëse e njejta shërben si vend relaksi dhe rekreacioni, ata që e frekuentojnë lënë pas vetes mbeturina të shumta.
Në pamjet që kanë arritur në redaksinë e Televizionit Klan Macedonia tregohet më së miri gjendja e shëtitores, me ç’rast është apeluar deri tek të gjithë banorët që të mos e ndotin ambientin. /tvklan.mk