Sherr në familje | Burri kërcënon me armë zjarri gruan dhe vajzën në Shkup

Kërcënime me armë zjarri ndaj një gruaje dhe vajzës së saj nga ana e bashkëshortit është paraqitur në Stacionin Policor të Bit Pazarit në Shkup. Rastin e ka paraqitur motra e gruas së kërcënuar, ndërsa nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

“Më datë 12.12.2022 në ora 13:30 në Stacionin Policor Bit Pazar, A.Sh (40) nga Shkupi ka raportuar se me datë 12.10.2022 në shtëpinë familjare në rrugën Slavej Planina, S.Sh bashkëshorti i motrës së saj është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e ka kërcënuar me armë zjarri atë dhe mbesën e saj të mitur”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share