Ekspertët: Është e pamundur, mungon buxheti
Ekspertët e sigurisë e shohin të pamundur për momentin që Kosova ta bëjë të detyrueshëm shërbimin ushtarak.
Sipas tyre për këtë ndikojnë disa rrethana, ku më kryesoja është ajo e mungesës së mbështetjes financiare.
Afrim Veseli: Konsideroj që në këtë fazë në të cilët gjenden Forca e Sigurisë së Kosovës ndoshta është e pamundshme. Arsyeja është se në planin tranzitor të saj ajo ende nuk i ka arritur kapacitetet e saj të plota operacionale. Arsyeja e dytë është se nëse vjen deri te ajo, buxheti i tanishëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk mjafton.
Ndërsa Drizan Shala e sheh të rrugëdaljen për garantimin e sigurisë së Kosovës bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtar.
Drizan Shala: Ne do të duhej avancim edhe më tutje në bashkëpunim dhe bashkërendim me nivelin politik ndërkombëtar dhe të arrijmë marrëveshje eventuale me partnerët mike të Kosovës në raste se do të cenohet integriteti territorial i Republikës së Kosovës.
Për të mundësuar këtë ai rekomandon që në nivelin taktik Kosova duhet të bashkërendojë veprimet me Shqipërinë, në nivelin operacional me ushtrinë turke dhe në nivelin strategjik me ushtrinë e Kroacisë.
Tv Klan