Sheqerinskën nuk e uruan presidentja Siljanovska, Afrim Gashi dhe Ministrja e Mbrojtjes!

Presidentja Siljanovski , kreu i parlamentit Afrim Gashi dhe ministria e mbrojtjes nuk e kanë uruar Radmilla Sheqerinskën për emrimin e saj në postin e zv sekretare të përgjitshme të NATO-s.

Ka raguar ish partia e saj LSDM .

Sipas tyre derisa e gjithë Maqedonia dhe Ballkani po festojnë me krenari suksesin historik të Radmila Shekerinska, e cila ishte e para nga rajoni ynë që u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s, VMRO-DPMNE dhe Siljanovska vendosën të mbeten të ngujuar në shpirtngushtësin e tyre.

“VMRO-DPMNE, në vend që të urojë suksesin e një gruaje maqedonase që ngriti reputacionin ndërkombëtar të vendit, hesht ashtu siç hesht kur duhet të tregojë një vizion, një ide ose të paktën një mirësjellje minimale politike. Radmila Shekerinska jo vetëm që e udhëhoqi vendin tonë drejt NATO-s, por edhe forcoi sigurinë dhe stabilitetin e Maqedonisë. Zgjedhja e saj është një mirënjohje jo vetëm për të, por për çdo maqedonas që beson se ne mund të jemi pjesë e institucioneve më të mëdha botërore”, thonë nga LSDM.

Emrimin e Sheqerinskës në NATO e kanë përshëndetur sot edhe nga BDI.

Sipas tyre ky është një sukses i madh jo vetëm për Shekerinskën, por edhe për Maqedoninë e Veriut, e cila përmes këtij emërimi tregon përkushtimin e saj ndaj vlerave dhe standardeve euroatlantike.

Si parti që gjithmonë ka mbështetur integrimin euroatlantik të vendit tonë, ne e vlerësojmë këtë arritje si një njohje të rëndësishme për përpjekjet e përbashkëta të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Znj. Shekerinska është një shembull i shkëlqyer i profesionalizmit dhe përkushtimit, dhe jemi të bindur se ajo do ta përfaqësojë denjësisht vendin tonë në këtë detyrë të lartë”, thonë nga BDI.

Radmila Shekerinska nga ana tjetër sot me një psotim në FB i ka falemderuar të gjithë për urimet për postin e ri.

Ajo thotë se do të përfaqësojë me krenari vendin në rolin e e saj të ri.

“Para meje është një përgjegjësi që kërkon angazhim të plotë dhe punë në tema që janë vendimtare për sigurinë dhe stabilitetin global. Do të vazhdoj të avokoj për vlerat që forcojnë paqen, bashkëpunimin dhe integrimin mes vendeve anëtare të NATO-s, por edhe ta përfaqësoj Maqedoninë e Veriut me krenari në këtë pozitë të lartë ndërkombëtare.

Çdo fjalë juaj e mbështetjes është gjithashtu një kujtesë se suksesi nuk është vetëm personal, por edhe sukses për vendin tonë. Së bashku tregojmë se Maqedonia e Veriut ka çka për të ofruar në nivel global.

Në Bruksel, ajo u emërua  zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s dhe kështu praktikisht u bë personi i dytë në radhën e funksioneve pas Sekretarit të Përgjithshëm Mark Rutte dhe u bë femra e parë nga rajoni I Ballkanit që emrohet në një postë kaq të lartë në Aleancën Veriatlantike. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share