Grupi i tifozëve “Ballistët” nga Tetova, me aktivitete dy ditore kanë festuar 30 vjetorin e themelimit. Mbrëmë, ashtu edhe siç kishin paralajmëruar, ata dhuruan spektakël në qytetin e Tetovës.
“Ballistët” festën e filluan më 26 nëntor, me shfaqjen e një dokumentari për 30 vjetorin e tyre.
Ndërsa festa kryesore ishte mbrëmë (27 nëntor), ku tifogrupi nga Tetova realizuan marsh nëpër rrugët e qytetit si dhe spektakël të vërtetë me fishekzjarre, pamjet e të cilave u shpërndanë në rrjetet sociale.
Tifogrupi “Ballistët” është themeluar në vitin 1992, ndërsa prej atëherë ata i kanë qëndruar pranë në çdo ndeshje klubit të tyre të zemrës, por edhe Kombëtares Shqiptare.
https://www.instagram.com/p/Cle6CY9Iapy/