Shënohet viktima e nëntë – rritet edhe numri i të prekurve!

GRIPI STINOR

Javën e kaluar, numri i të prekurve nga gripi ka qenë 1.875 raste, që shënon rritje për 13.4% në krahasim me javën e kaluar thonë nga ISHP-ja.

Gjatë kësaj jave është regjistruar edhe një viktimë nga gripi.

Bëhet fjalë oër një 65-vjecar nga Shkupi, që kishte qenë I shtruar në Klinikën për Pulmologji dhe Alergologji. Tek viktima, sipas ISHP-së, janë konstatuar sëmundje shoqëruese dhe nuk ka qenë I vaksinuar kundër gripit stinor.

Numri I përgjithshëm I viktimave nga gripi shkon në 9.

“Gjatë sezonit të deritashëm të gripit janë regjistruar 9 viktima nga sëmundjet që asocojnë me grip. Katër nga Shkupi dhe nga një nga Kumanova, Negotina, Gostivari, Demir Hisari dhe Shtipi. Pesë I takojnë grupmoshës 15-64 dhe katër të grupmoshës mbi 65 vjeç, të gjithë të hospitalizuar, me sëmundje shoqëruese dhe të pavaksinuar kundër gripit sezonal” – thonë nga ISHP-ja.

Sipas ISHP-së, gjatë sezonit 2023-2024 numri I përtgjithshëm I rasteve me grip është 10.537, që për 61.7% është më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas ISHP-së janë paraqitur edhe 55 raste me infektime serioze akute respiratore apo SARI, prej të cilëve pjesa më e madhe nga Klinika Universitare për sëmundje të fëmijëve.

Deri në javën e gjashtë, në vendin tonë janë vskainuar 61.694 persona me vaksinën pa pagesë ose atë komerciale kundër gripit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share