Shënohet përvjetori i Shoqatave Bjeshkatare/ Pjesëmarrës rreth 400 bjeshkatarë nga vendi dhe Kosova

 Shënohet përvjetori i Shoqatave të Bjeshkatarëve, pjesëmarës në këtë organizim ishin rreth 400 bjeshkatar nga vendi dhe Kosova.

Mbi 400  bjeshkatar nga 11 Shoqata të Maqedonisë së Veriut dhe bjeshkatar nga Kosova për të shënuar përvjetorin e disa Shoqatave Bjeshkatare organizuan marshutë një ditore deri tek Liqeni i Bogovinës. Këtë aktivitet e ka përkrahë edhe kreu i Komunës së Bogovinës Besnik Emshiu i  cili ishte  edhe  pranishëm në vend nisjen nga oborri i shkollës fillore “Abdyl Frashëri”.

Ne nuk jemi të vetëdijshëm se çfarë bukurie natyrore kemi këtu, do të thotë  male, fusha me ujë, me  egërsira. Do të thotë se këto bukuri natyrore  ne duhet ti shfrytëzojmë ashtu  siç do ti  shfrytëzoni ju sot” – tha Besnik Emshiu, kryetar i komunës së Bogovinës.

Unioni i Shoqatave  Bjeshkatare  numëron 9 shoqata ndërsa nga dita e sotme  atyre  iu bashkëngjitën edhe dy shoqata te reja nga Kumanova dhe Jobollçishta

Kam nderin që në emrin e Unionit të Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare në  Republikën e Maqedonisë së Veriut, t’ju përshëndes të gjithëve dhe t’ju falënderoj që iu përgjigjët ftesës  sonë kaq  masive  që sot të bëjmë aktivitet  apo  marshin e përvjetorëve” – tha Fari Rexhepi, kryetar i Unionit të shoqatave bjeshkatare.

 Marshuta nisi nga Bogovina deri  në fshatin Novo Sellë ku udhëtuan me vetura, ndërsa  nga  Novo Sella  deri  te  Liqeni I Bogovinës në këmbë. Të gjithë Bjeshkatarët ishin të pajisur sipas  udhëzimeve të organizatorit Unionit të Shoqatave Bjeshkatare të Maqedonisë Veriut. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share