Shënohet 24 Maji – dita e vëllezërve Kirili dhe Metodi/ Krerët shtetërorë uruan qytetarët

KRERËT SHTETËROR URUAN QYTETARËT

Sot shënohet 24 maji Dita e vëlleezërve kirili dhe metodi. Me këtë rast nuk munguan as urimet nga krerët e shtetit. 24 maji është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e vendit.

Me aktivitete të shumta  në vend sot u  shënua Dita e Vëllezërve Kirili dhe Metodi. 24 maji është dita kushtuar vëllezërve, Shën Kirilit dhe Metodit, të cilët njihen si iluministë, krijues të alfabetit dhe gramatikës dhe për veprën e tyre misionare për mësimin e shkrim-leximit dhe shpërndarjen e ortodoksizmit në zhvillimin kulturor të të gjithë sllovenëveMe rastin e kësaj dite nuk munguan urimet nga Krerët shtetëror  drejtuar kishës dhe qytetarëve. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova uroi qytetarët e  vendit duke ju dëshiruar që festën ta kaojnë me shëndet, dashuri dhe harmoni.

“Falë tyre, popujt sllavë patën mundësinë të zhvillojnë shpirtëroren, kulturën, arsimin, shkencën e tyre. Si identiteti gjuhësor dhe kulturor maqedonas, ashtu edhe botëkuptimi dhe kozmopolitizmi, bazohen në punën dhe arritjet e tyre dhe në filantropinë e tyre. Shenjtorët Kirili dhe Metodi treguan se me dijen, etjen për të vërtetën, drejtësinë, përkushtimin, humanizmin dhe fisnikërinë, kufizimet mund të kapërcehen dhe padrejtësitë mund të mposhten, ka shkruar Siljanovska Davkova.

Kryeministri Talat Xhaferi në urimin e tij potencon se festa e sotme e dyfishtë kërkon këmbëngulje dhe besim në shkencë dhe arsim, si shtytës kryesorë të zhvillimit të një shteti bashkëkohorë dhe evropian, ashtu si dëshirojmë dhe synojmë të gjithë të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Një rol të tillë udhëheqës në këtë proces i ka hije Universitetit të parë shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi”, një nga shtyllat e shtetësisë maqedonase, dhe juve si vazhdues, si trashëgimtarë aktualë ashtu edhe të ardhshëm, të veprës iluministe të vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi. Nuk ishte një betejë e lehtë për vëllezërit Kirili dhe Metodi, të cilët në kohën kur kishte vetëm tri gjuhë të privilegjuara, arritën ta sillnin gjuhën sllave në pozitë të barabartë me to.

Në kremtimin e 24 majit një delegacion kishtar-shtetëror i kryesuar nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova  ndodhet në Romë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share