BANORËT: ENDE NUK ËSHTË PËRMBUSHUR DREJTËSIA PËR VIKTIMAT
21 vite pas masakrës së Lubotenit, krisma e armëve, tortura dhe brutaliteti i njësiteve policore janë ende shumë të freskët në memorien e banorëve të këtij fshati, të cilët përjetuan këtë ngjarje. Banorët që përjetuan këtë ditë apo që humbën familjarët e tyre, gjatë operacionit ndërhyrjes së forcave maqedonase të sigurisë, ku u vranë dhjetë civilë shqiptarë, kujtojnë me pikëllim të thellë ngjarjen e Lubotenit, raporton Klan M.
Banorët thonë se, edhe pas gjithë këtyre viteve, drejtësia ende nuk është përmbushur për viktimat e kësaj masakre.
Me rastin e përvjetorit të kësaj ngjarje, sot në fshatin Luboten u organizua edhe një ceremoni përkujtimore. Organizatori, Mevludin Bajrami, që ishte edhe një ndër personat që kishte përjetuar torturën fizike të policisë maqedonase, tregoi nga këndvështrimi i tij, se sa rëndë e ka përjetuar atë.
‘‘Ndërkohë, si edhe çdo vit tjetër, as sot në këtë manifestim nuk munguan figura politike. Përfaqësues të BDI-së, në fjalimet që mbajtën para banorëve, përdoren foltoren për të rikujtuar kontributin e pjesëtarëve të kësaj partie në konfliktin e 2001-shit, por shmangën pjesën e statusit të veteranëve, e cila mbetet ende e pazgjidhur” – deklaroi Mevludin Bajrami
Sipas kryetarit të SHVL, Fazli Veliu, partitë nuk kanë bërë sa duhet në këtë drejtim dhe statusi i veteranëve të luftës duhet të zgjidhet.
”Më 12 gusht të vitit 2001, në fshatin Luboten të Shkupit, u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së forcave maqedonase të sigurisë, ku u vranë dhjetë civilë shqiptarë. Në mesin e të vrarëve ishte edhe fëmija 6 vjeçar, Erxhan Aliu. Gjithashtu u dogjën edhe 14 shtëpi të fshatit, ndërsa u arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë të fshatit, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së. Për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë, Tribunali Ndërkombëtarë për Krime Lufte dënoi me 12 vjet burg ish-pjesëtarin e lartë të forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski, për vrasje, thyerje të ligjeve të luftës, torturë dhe shkatërrim të pasurisë, ndërsa i akuzuari i parë ish-ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski u lirua nga akuza. Tarçullovski pas mbajtjes së 8 viteve burg është liruar” – tha Fazli Veliu. /KlanMacedonia/