KËRKOHEN NDRYSHIME KUSHTETUESE
21 rekomandime i ka dhënë për ndryshime kushtetuese Grupi për Ballkan pas një analize gjithpërfshirëse që i ka bërë Kushtetutës së Kosovës.
Në 15 vjetorin e Kushtetutës së Kosovës ky grup ka vlerësuar se ekziston nevoja për intervenime në Kushtetutë.
Megjithatë është vlerësuar se Gjykata Kushtetuese ka dëshmnuar themelimin e demokracisë dhe ruajtjen e bilancit të pushteteve.
Presidente Vjosa Osmani është krenuar me faktin se me këtë Kushtetutë Kosova është ndër vendet e pakta që garanton në mënyrë specifike të drejtat e pakicave dhe të gjithë qytetarëve.
U kërkua që në ndryshime kushtetuese të inkorporohen persona përgjegjës për këtë cështje.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha