Këtë të diel shumë qytetarë zgjodhën që ta kalonin ditën me diell buzë detit. Në Shëngjin nuk kishte vetëm banorë vendas por edhe të ardhur nga Kosova.
Duke shfrytëzuar ditën me diell shumë qytetarë zgjodhën që ta kalonin buzë detit. Një mundësi e mirë për të bërë shëtitje dhe për të shijuar natyrën dhe qetësinë. Pavarësisht se nuk jemi në stinën e verës nuk muguan as personat që tentuan të futen në ujë.
Vec banorëve të Lezhës dhe zonave përreth kishte edhe të ardhur nga Kosova.
Shëngjini është një nga zonat më të frekuentuara jo vetëm nga banorë vendas e nga rajoni por edhe nga shumë turistë të huaj. Preferrohet për pastërtinë, natyrën e vecantë dhe qetësinë.