Mjeku Artan Dika ka reaguar ndaj lajmeve të fundit se ekipet mjekësore në vend kanë treguar gatishmëri për mjekimin e të plagosurve nga rasti i Koçanit, kur dihet se shumica e pacientëve pëfunduan për mjekim nëpër shtetet e huaja.
Dika i ka quajtur këto lajme si të rrezikshme dhe të rrejshme, pasi situata në realitet flet ndryshe.
Statusi i plotë:
Një sistem mizerabil, prodhon lajme të tilla të rrejshme mizerabile … siç është pothuajse edhe gati çdo lajm tjetër në këtë vend.
Vetëm edhe të kishin kë të operonin këta të lumit, se nuk mbeti kush më për ta operuar këtu!
Për ta qetësuar miletin e për t’i mbajtur kritikat larg, politikanët, pa pyetur fare mjekët, i dërguan të gjithë jashtë vendit, shumicën nga ata as nuk kishte nevojë t’i dërgonin.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ka dërguar deri tani me dhjetëra pacientë nëpër shtetet e huaja për mjekim, pasi në spitalet e vendit nuk ka kushte. Pacientë nga Maqedonia pranuan shtetet si Serbia, Bullgaria, Greqia, Spanja etj.