Shembet ura në qytetin Patras të Greqisë, një i vdekur dhe tetë të lënduar

Një pjesë e një ure u shemb të dielën në Patras, qyteti i tretë më i madh i Greqisë, duke vrarë një person dhe duke plagosur tetë, tha brigada e zjarrfikësve.

Ekipet e shpëtimit të zjarrfikësve ishin në vendngjarje për të nxjerrë çdo person të bllokuar, tha zëdhënësi i brigadës së zjarrfikësve, Ioannis Artopoios.

Një pjesë u shndërruar në pllaka betoni të thyera dhe shufra metalike, dhjetëra shpëtimtarë po punojnë në vend të ngjarjes.

Një tjetër zyrtar i zjarrfikësve tha se ura ishte mbyllur javën e kaluar për shkak të punimeve të rindërtimit, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share