Shembet një urë në Kinë, 12 të vdekur dhe 31 të zhdukur

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 31 të tjerë janë zhdukur pas shembjes së pjesshme të një ure në provincën veriore të Kinës, Shanxi. Incidenti ndodhi në qarkun Zhashui të qytetit Shangluo të premten në mbrëmje, pas shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve të shpejta.

Autoritetet lokale raportuan se 17 makina dhe 8 kamionë ranë në lumë pas shembjes së urës. Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke vazhduar, me rreth 900 persona, 90 automjete, 20 varka dhe 41 drone të angazhuar në përpjekjet e shpëtimit.

Presidenti kinez Xi Jinping ka bërë thirrje për përpjekje të gjithanshme të shpëtimit dhe ka theksuar rëndësinë e kontrollit të përmbytjeve në këtë periudhë kritike. Ai i ka kërkuar qeverisë lokale të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të menaxhuar situatën dhe për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share