Shembet çatia e stacionit hekurudhor në Serbi – tetë të vdekur

Tetë persona u vranë dhe dy u shtruan në spital kur u shemb çatia e një stacioni hekurudhor në qytetin serb të Novi Sadit, ka njoftuar Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në një deklaratë televizive.

Stacionet televizive lokale treguan shërbimet e urgjencës në vendngjarje, duke përfshirë personelin mjekësor që po përgatiste barela aty pranë.

Bëhet e ditur se para stacionit ishin vendosur edhe dy fadroma të mëdhenj për heqjen e rrënojave, shkruan Reuters.

“Është një operacion jashtëzakonisht i vështirë shpëtimi që do të zgjasë edhe për disa orë. Kemi rreth 80 shpëtimtarë nga disa qytete që punojnë dhe makineri të rënda”, tha Daçiq, duke shtuar se dy persona të tjerë ishin ende nën rrënoja, por të gjallë.

Ndërkohë, mediat lokale thanë se dhjetëra persona janë lënduar.

Ndryshe, zyra e kryebashkiakut në qytet e pranoi incidentin, por nuk tha se sa të lënduar janë.

Nisjet e trenave u ndaluan nga stacioni rreth 70 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Beograd. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share