Qyteti i Hamburgut e nisi shkëlqyeshëm Kampionatin Evropian, me 30 mijë fansa të futbollit që u mblodhën në sheshin e qytetit për të parë ndeshjet.
Por, ditën e sotme, fansat e futbollit nuk do të kenë një mundësi të tillë. Hapësira e destinuar për tifozët mbeti e mbyllur.
Arsyeja për këtë është moti! Në mëngjes një stuhi goditi Hamburgun dhe shkaktoi dëme të mëdha. Gardhet janë rrëzuar, tendat janë larguar dhe një stendë është shembur.
Bëhet e ditur se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Derisa, zona e tifozëve dhe zona e madhe e shikimit publik janë planifikuar të rihapen të dielën, njofton Bild, përcjell Klankosova.tv