Shefqete Gosalci, Marigona e Kosovës (VIDEO)

GOSALCI: KAM QEPUR 250 UNIFORMAT E PARA TË USHTRISË ÇLIRIMTARË TË KOSOVËS

Shefqete Gosalci e njohur me epitetin Marigona e Kosovës, në festat e nëntorit ka vizituar qytetin e Manastirit dhe Tetovën. Në një prononcim për KlanMaqedoni duke rrëfyer për epitetin e marrë, tha se gjatë luftës së Kosovës ka bërë qepjen e uniformave të para të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

“Po këtë epitet e kam marrë nga një veprim i imi unë e kam qëndisur flamurin kombëtar gjatë vitit 1998 në luftën e Kosovës, paraprakisht familja ime ka qenë një bazë e veprimtareve të lëvizjes çlirimtarë për çlirimin e Kosovës dhe në vazhdimësi derisa arritëm të bëhemi edhe ushtar të ushtrisë çlirimtarë të Kosovës dhe e angazhuar nga shtabi guerilas “Bijat e Prishtinës”, unë në shtëpinë time gjatë muajit tetor-dhjetor të vitit 1998 kam qepur 250 uniformat e para të ushtrisë çlirimtarë të Kosovës” – thotë Shefqete Gosalci, veterane.

Kontributi i saj nuk pushon edhe në paqe. Ajo tani kontributin e jep në letërsi, duke i kushtuar vargje me poezi dashurisë për atdheun.

Po, nëntori ngërthen në vete festat më të mëdha kombëtare, prandaj para tri ditësh isha me shoqatën ABC të Shkupit, në shtëpinë e alfabetit në Manastir, dhe mendoj se ajo festë duhet të këtë më shumë rendësi nga të gjithë krerët sepse ne kemi vetëm një alfabet,  dhe alfabeti ka vetëm një ditëlindje, ishte feste e vogël por nuk do të harroj asnjëherë se sa here të kem mundësi të shkoj, jo vetëm në Manastir e Tetovë por në të gjitha viset shqiptare” – thotë Shefqete Gosalci, veterane.

Për nëntorin e shqiptarëve, Shefqete Gosalci kishte një urim special.

“Uroj që këto festa gjithmonë të na bashkojnë te na unifikojnë që nga më i vogli shqiptar deri të përfaqësuesi me i lart institucional, të jemi në një frymë të jemi njësoj dhe ta çojmë përpara kombin dhe shtetin tonë” – thotë Shefqete Gosalci, veterane. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share