Shefi i NATO-s viziton Kosovën javën e ardhshme

 

Stoltenberg do të zhvillojë bisedime me Kurtin e Osmanin, një ditë më pas viziton edhe Serbinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme pas tensioneve mes fqinjëve ballkanikë, tha të premten aleanca ushtarake.

Zoti Stoltenberg do të shkojë në Kosovë të hënën për bisedime me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani para se të vizitojë paqeruajtësit e aleancës së NATO-s të vendosur në Kosovë.

Një ditë më pas ai do të qëndrojë në Beograd për një takim me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, njoftoi NATO. Vizita e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s vjen në një kohë presioni të lartë Perëndimor ndaj Kosovës dhe Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet dypalëshe.

Klan News

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share