Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar rëndësinë e misionit të NATO-s në Kosovë.
Ai tha se ky mision e zbaton në përpikëri mandatin e tij që i është dhënë nga OKB-ja.
Në një takim që ai zhvilloi me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, ai po ashtu theksoi rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“U bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo gjë që mund t’i eskalojë edhe më tej tensioniet, dhe menjëherë të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i cili është e vetmja rrugë përpara”, theksoi Stoltenberg.
Shefi i NATO-s, që kur tensionet mes dy vendeve u ngritën në nivele të larta, nga 26 maji e tutje, ka bërë thirrje vazhdimisht për ulje të tensioneve. /Klankosova.tv