Shefi i ekipit që zbuloi mbetjet e “Titan” emocionohet teksa flet për kërkimet: S’e kemi marrë veten, më falni!

Shefi ekzekutiv i “Pelagic Research Services” e njëkohësisht njeriu që drejtoi ekipin që gjeti mbetjet e nëndetëses “Titan”, Ed Cassano ka dhënë një deklaratë të shkurtër sa i takon të gjithë operacionit të kërkimit.

Cassano u shpreh se ekipi i tij u vu në lëvizje më 18 Qershor, menjëherë pasi nëndetësja u zhduk.

Menjëherë pasi mbërritëm në fund të detit, zbuluam mbetjet e Titan,” shton ai. Në një moment, ai psherëtin dhe mezi mban lotët pasi për të ishte një punë e lodhshme kërkimore që kishte si rezultat një fatkeqësi të madhe.

Më falni, ende se kemi marrë veten, shumë emocione! Njerëzit janë lodhur.”

Shihni videon:

 

Kujtojmë se nëndetësja eksploruese u zhduk më 18 Qershor rreth 1 orë e 45 minuta pasi ishte futur në Oqeanin Atlantik për të eksploruar mbetjet e Titanikut, që ndodhen rreth 3 800 metra nën nivelin e detit.
Në bordin e saj ndodheshin 5 persona: Biznesmeni britaniko-pakistanez Shahzada Dawood, djali i tij Sulejman, biznesmeni dhe eksploruesi britanik, Hamish Harding, zhytësi i marinës franceze, Paul-Henry Nargeolet, i cili e kishte bërë edhe më herët këtë udhëtim, si dhe vetë CEO i firmës OceanGate, që ka në pronësi nëndetësen, Stockton Rush./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share